Google ADS

Zeka: Gjykata Speciale më kërkoi arkivin e luftës me 9 mijë e 500 orë xhirim

18:25 | 30 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Deputeti Milaim Zeka, ka pranuar se hetuesit e Prokurorisë Speciale, ia kanë kërkuar arkivën e tij, me xhirime të bëra gjatë periudhës së luftës. Ai për InDoks, ka thënë se posedon rreth 9 mijë e 500 orë filmime, të cilat sic thotë ai nuk kanë dalur asnjëherë në opinion. Por, shton se është në vullnetin e tij se a do ia japë ndokujt ato xhirime apo jo.

“Gjykata Speciale nuk niset me atë që më ka thënë, ka thënë, ose kam dëgju. Është e vërtetë që kam arkivë. Është e vërtetë që i kam 9 mijë e 500 orë që sjanë pa asnjëherë në opinion dhe është në vullnetin tim se a ja jep dikujt apo jo”, ka thënë Zeka, teksa ka shtuar se është paraqitur vullnetarisht si dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Thotë se këtë e ka bërë për t’u qartësuar vrasja e kolonelit, Ahmet Krasniqi – për vrasjen e së cilit ishte akuzuar nga disa persona, vetë Milaim Zeka.

“Jo, unë kam qenë i kontaktuar me vullnetin tim nga Gjykata Speciale dhe kam qenë në kontakt me ta për ta sqaruar vrasjen e Ahmet Krasniqit. Për arsye se unë padrejtësisht gjatë krejt këtyre viteve jam akuzuar dhe më është bërë gjyq publik. Millosheviqi më ka akuzuar në Hagë, se gjoja unë me urdhër të Rexhep Selimit dhe Sylejman Selimit, e kam vrarë ministrin e Mbrojtjes në Tiranë, Ahmet Krasniqi”, ka thënë Zeka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme