Opinionisti Milaim Zeka ka thënë se Gjykata Kushtetuese gjithashtu është duke bërë presion psikologjik ndaj qytetarëve të vendit dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit ndërsa vonon vendimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.
”Në bazë të deklaratave, pjesa dërmuese e politikanëve të Kosovës, janë duke i bërë presion Gjykatës Kushtetuese por Gjykata Kushtetuese me ose pa vetëdije është duke i bërë terror dhe presion psikologjik qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe 85 deputetëve të Kuvendit”.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka u shpreh në Info Magazine se pavarësisht presioneve nga pjesa dërmuese e politikanëve, nëse Gjykata Kushtetuese vonon vendimin, situata do dalë jasht kontrollit.
”Nëse kjo gjykatë e vonon çdo ditë e çdo orë marrjen e një vendimi për dekretin e presidentit gjendja do të shkojë drejt acarimit”.
”Nuk ka deklaratë të zyrtarëve të lartë që nga Kryeministri Albin Kurti e deri tek Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Albulena Haxhiu e Ministrisë së Drejtësisë e të gjithë me rend, që nuk i kanë bërë presion direkt dhe indirect Gjykatës Kushtetuese”.
”Dhënia e afatit është bërë për shkak të presionit që i është bërë Gjykatës Kushtetuese”.
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...