Zeka flet për koalicionin parazgjedhor – Godet LDK-në dhe VV-në

15:12 | 28 Korrik 2019
L G

Kryetari i Partisë Euroatlantike Milaim Zeka është deklaruar lidhur me koalicionet e mundshme para dhe pas zgjedhore që PEK mund të ketë. Zeka, ka konfirmuar se partia e tij do të garojë si e vetme në zgjedhje parakohshme, derisa ka mohuar se ka vija të kuqe për partitë politike.

“Nuk e kemi ndërmend me ba koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike dhe as nuk kemi në mënyrë kategorike mohimin e askujt. Këto vijat e kuqe që përdoren në vendet ballkanike për partitë poltike janë gënjeshtra të liderve politikë“ ka thënë Zeka për gazetën Blic.

I pyetur nëse do të bënte koalicion me Lëvizjen Vetëvendosjen, Zeka ka thënë se do t’i bashkonte forcat me cilën do parti që e mbështet programin e PEK-së, por vetëm pas zgjedhjeve.“Ne jemi të gatshëm pas përfundimit të zgjedhjeve me u fut në krijimin e qeverisë së Kosovës me cilado parti politike që mbështesin pjesërisht programin tonë” ka deklaruar Zeka.

Ndërkaq duke komentuar koalicionin e mundshëm parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së, ka thënë se janë parti pa parime.

“Vetë fakti që Lëvizja Vetevendosje në mënyrën më brutale ka fy e ka nënçmu dhe sulmu fizikisht liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe sot ata shkojnë drejt një koalicioni të mundshëm me LDK flet që ata nuk kanë parime dhe principe”, u shpreh ai.

Ndryshe deputeti Milaim Zeka pas largimit nga Nisma Social Demokrate krijoi partinë më të re në vend të quajtur Partia Euroatlantike me 29 Qershor të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme