Deputeti i NISMA-s Milaim Zeka ka pyetur sot ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha se çfarë i thonë zyrtarët e BE-së privatisht për çështjen e liberalizimit të vizave.
Ministrja Hoxha i është përgjigjur duke thënë se janë optimistë që rekomandimi i Komisionit Evropian i cili do të dalë së shpejti do të jetë pozitiv, raporton arbresh.info.
“Ne jemi në pritje të daljes së rekomandimit të Komisionit Evropian. Ne jemi optimist që rekomandimi do të jetë pozitiv. Republika e Kosovës i ka përmbush 95 kriteret për vizat. Nëse ka vullnet politik me dhanë raportin pozitiv për Kosovën, qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm nga fundi i vitit, sepse nevojiten diku rreth gjashtë muaj të zbatimit të disa procedurave”, është shprehur Hoxha gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane ku po raporton./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...