Zeka: Do ta votoj VV nëse ka shumicën parlamentare

12:28 | 24 Gusht 2017
M. A.

Deputeti nga Nisma, Milaim Zeka, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje arrin të bëjë shumicën e numrave me deputetë shqiptarë atëherë vota e tij do të jetë vota e 62-të.

“Bilall Sherifi tha se nëse Vetëvendosje janë një qeveri me shumicë shqiptare dhe i bënë 60 deputetë shqiptar, atëherë ai deklaroi ne emër të Nismës se vota jonë do të jetë për ta dhe vota e 62 do jetë e imja”, tha Zeka në një prononcim për ‘arbresh.info

Ndërsa i pyetur se a do ta votojë Kadri Veselin pas deklaratave që ka bërë më herët, ai tha se pasi që PAN ka marrë pjesë në Kuvend, votën do të ia jap atij që ka shumicën.

“Unë kam thënë javën e kaluar se nëse PAN-i nuk vjen në seancë nuk do ta votoj, PAN-i erdhi ne seancë  dhe e deklaruan publikisht se e kanë Kadri Veselin kandidat për kryetar por si kanë numrat. Ultimatumi im ka qenë çështje për të mos e bojkotuar seancën e parlamentit”, tha Zeka./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme