Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në DPT te Fidani, në T7, ka folur rreth taksës 100 për qind që Kosova ia ka vendosur muaj më parë Serbisë.
Ai ka thënë se me këtë taksë është duke u bërë kontrabandë.
Deputeti i Nismës ka thënë se me taksen po bëjnë pazare ministrat dhe njerëzit e politikës.
“Taksën 100 qind e kanë shfrytëzuar për biznes. Biznes janë dukë bërë edhe disa ministra e drejtues të shëtiti. Kamionët nga Serbia po hynë nëpër Malin e Zi. Aty po u ndërrohen tabelat, dhe malli nga Serbia po hynë në Kosovë”, ka thanë Zeka.
Zeka ka thënë se Kryeministri, Presidenti dhe Kryeparlamentari janë të informuar për kontrabandën.
“Të gjithë krerët e shteti janë në dijeni për këtë punë që po behët më taksen”, ka thënë Zeka.
Ai ka thënë se edhe ministri i Drejtësisë e din se kush është duke bërë biznes me taksën.
“Ministri Abelard Tahiri i din të gjithë këto gjera”.
Ai ka thënë se meritat për vendosjen e takës ndaj Serbisë i ka ish-ministri i MTI’së, Bajram Hasani.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit