Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se deputetët e partisë së kryeministrit Haradinaj, me qëndrimin e tyre kundër versionit aktual të demarkacionit, nuk janë të vetëdijshëm se do ta rrëzojnë Qeverinë.
Zeka, duke folur në emisionin “Debat D +” në RTV Dukagjini, ka thënë se AAK-ja është më këmbëngulëse kundër Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, sesa Vetëvendosja dhe kjo sipas tij është brengosëse.
“Deputetët e AAK-së, në vend se t’i ndihmojnë kryeministrit të tyre, edhe kryeministrit tim, që të dalin nga kjo krizë, ata nuk po e dinë se demarkacioni mund ta rrëzojë Qeverinë. Demarkacioni do ta rrëzojë Qeverinë, në qoftë se nuk kalon. Prandaj këta duhet të ndërmarrin një iniciativë për të gjetur ndonjë zgjidhje”, tha Zeka.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...