Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, ka thënë se vendit i duhet një strategji kombëtare për zhvillim ekonomik.
Zeka në konferencën e përbashkët me kreu e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, shtoi se është për keqardhje tërheqja e investimeve të huaja direkte, ngase sipas tij, ato kanë munduar gjatë vitit 2019.
“Një rekomandim shumë i rëndësishëm prej nesh dhe prej asociacioneve të biznesit është krijimi i një strategjie kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe pastaj të gjitha vendimet të cilat do të merreshin qoftë nga qeveria nga ministritë individuale do të bazoheshin te ky dokument obmrelle edhe në rrethana të ngjashme ku do të kishim sërish një situatë të tillë politike qoftë zgjedhje të reja”.
“Qeveria do të mund të merrte vendime meqenëse kjo është si bazë referuese këtë dokument, i cili do përpilohej me ndihmën tonë me ndihëm e ekspertëve tjerë të ekonomisë”.
“Për keqardhje është aspekti i tërheqjes së investimeve të huaja direkete, nuk është se kemi pasur ndonjë të arritur shumë të madhe 2019 janë dy tri raste krejt kjo më e fundit kontrata e nënshkruar së fundmi për financimin e ndërtimit të impiantit të ri për gjenerimin e elegjisë elektrike nga burimet alternative”.
“Ne si Oda Ekonomike të Kosovës, pavarësisht faktit që nuk kemi zhvilluar ndonjë diskutim me paritë politike gjatë kohës së fushatës së zgjedhjeve të fundit jemi të gatshëm me rekomandimet tona për qeverinë kurdo që formohet”.
“Duhet ta trajtojmë me seriozitet edhe me përkushtim çështjen e përmbylljes së Dialogut me Serbinë, krijimi i raporteve më të mira ndër-fqinjësore ndërmjet të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor të cilat synojnë integrimin në Bashkimin Evropian”.
“Ne kemi pa që realisht në rastin e Kosovës vëllimi i investimeve të huaja direket është jashtëzakonisht i ulët me një trend rënës nga viti në vit, dhe pashmangshëm tema e hapur me fqinjët e saj këtë rast me Serbinë qojnë mesazh të një mungese të stabilitetit politik edhe të brendshëm edhe të jashtëm, dhe këto tema duhet të mbyllen që të mund të krijohen mundësi të reja për tërheqjen e investimeve edhe amerikan edhe investimeve të huaja direkte”.
“Është bërë pak në këtë drejtim zakonisht dialogu është zhvilluar vetëm ndërmjet qeverive të dyja vende, por ne shohim një rol më gjithëpërfshirës të tërë shoqërisë, shoqërisë kosave përfshirë këtu asociacionet e biznesit por edhe vetë bizneset si palë të rëndësishme në stabilitetin e secilit shtet”.
“Një rekomandim tjetër edhe raporti i PISA, edhe hendekun e shkathtësive që ekziston në dispunueshmërinë e fuqisë punëtore në përgjithësi që ekziston. Kemi pa disa premtime nga disa parti politike që synojnë të jenë pjesë e koalicionit të ri qeverisë dhe shpresojmë që përmirësimi i raporteve ndërmjet kërkesës dhe ofertës në tregun e punës do shihet me prioritet nga ana e qeverisë së re”, raporton EO.
“Gjithë kemi qenë dëshmitarë të një renditje më negative në raportin e Bankës Botërore që mat lehtësinë e të bërit biznes për vitin 2020 pra për vitin e ardhshëm kemi shënuar regres të mëtejmë për 13 pozita dhe plus katër pozita nga raporti i vitit të kaluar që i bie 17 pozita nga rangimi jonë në pozitën e 40″.
“Dy vite më herët bë vendin e 57 në raportin e fundit të Bankës Botërore. Një zhvillim pak më pozitiv është sa i përket renditjes në indeksin e lirive ekonomike të cilinë e publikon organizata amerikane që këtë vit rangohemi në vendin e 51”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...