Deputeti Milaim Zeka ka komentuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e Kryeministrit të Kosovës dhe ftesën që ky i fundit ka marrë nga Gjykata Speciale.
Zeka në Frontal të T7 ka komentuar edhe gjendjen emocionale të Haradinajt gjatë konferencës ku kumtoi lajmin duke thënë se ata që nuk qajnë, për të janë kriminel.
“Ata që nuk qajnë për mu janë kriminel”, ka shkruar Zeka.
Ndryshe, sot në fund të mbledhjes së Qeverisë Haradinaj ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.
“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri. Jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Specialja. Javën tjetër do të kem paraqitje. E kam vlerësuar se s’mundem mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit”, ka deklaruar Haradinaj.
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...