Zeka: Aparatura për stenta është blerë që dy vite, por po rrinë në Austri

10:57 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

 Deputeti nga radhët e NISMA, Milaim Zeka ka kritikuar punën që po bëhet në QKUK.

Sipas tij janë 700 pacientë që po presin për stenta dhe ende asgjë nuk po bëhet.

Zeka po ashtu tha se është blerë një aparaturë që dy vite dhe ende nuk po sillet në Kosovë por po qëndron në Austri.

“Në Kroaci i ndajnë pacientët dhe i qojnë nga publiku në klinika private. Në qendrën spitalore që dy vite është blerë aparatura por nuk ka ardh në Kosovë por është në Austri. Këtu prokuroria nuk funksionon dhe gjendja e 700 pacientëve që po presin për stenta nuk ka ndryshuar. Ju lutem respektojeni ligjin, sepse të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe jo vetëm dikush të ketë të drejtë vetëm pse ka qenë ministër apo kryeministër”, tha Zeka./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme