Anëtari i Komsionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Zejnullah Gruda ka thënë se nuk ka çështje më të rëndësishme në dekadat e fundit se sa çështja e demarkacionit, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, Komisioni i kaluar ka bërë punë jo profesionale dhe të papërgjegjshme.
“Kam vërejt dhe që është e padiskutueshme është se është bërë punë jo profesionale, jo e përgjegjshme, tepër e gabueshme”, ka thënë ai.
Duke folur për komisionin e kaluar Gruda, ka thënë se që nga fillimi këta janë lëshuar në diçka që nuk ka qenë punë e tyre dhe kjo është ajo që përfaqëson defektin ose shpërblimin më të madh.
Sipas tij, me Pakon e Ahtisarit është caktuar se vija ndarëse ka me qenë sikurse që janë me datën 31 dhjetor 1988 dhe deri atëherë është se nuk ka pasur ndryshim të vijave kufitare që janë përcaktu në vitin 1945.
Profesori Gruda, ka thënë se ajo që është më e keqja në krejt këto është se këta edhe kur janë lëshu me bë një punë që s’kanë guxuar ta bëjnë është se është pranua një kriter që nuk është i njohur në të drejtën ndërkombëtare.
“Këta e kanë pranuar që ndarja e Kosovës me Malin e Zi të bëhet përmes vijave kadastrale”, ka thënë ai./arbresh.info/
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...