Profesori Zejnullah Gruda ka deklaruar sot në mbledhje të Qeverisë së Kosovës se Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë bërë demarkacion të kufirit mes dy shteteve por kanë shënuar një kufi të ri.
Gruda ka thënë se është mashtruar opinioni publik pasi nuk ka pasur fare demarkacion mes dy vendeve, shkruan arbresh.info.
Megjithatë, sipas tij, e drejta ndërkombëtare e lejon shtetin që të kundërshtoj ratifikimin e një marrëveshjeje të tillë.
“Puna e ish Komisionit është karakterizuar nga mosnjohja e të drejtës ndërkombëtare, e të drejtës, së traktateve. Kështu është dashur që mbasi delegacionet të njohën me synimet që kanë e që dallojnë nga njëra tjetra duhet të ndërpriten negociatat. Pasoja e parë dhe më e rëndë është që pala kosovare ka pranuar se gjoja mes Kosovës dhe Malit të zi nuk ka ekzistuar vija administrative që ndanë Kosovës me Malin e Zi. Delegacioni kosovar kishte pranuar që vija e ardhshme të përcaktohet në bazë të kufijëve të dikurshëm kadastral në mes Kosovës dhe Malit të zi si kufij shtetëror”, ka thënë Gruda.
Sipas tij, janë shumë lëshime që e kanë përcjellë këtë proces pasi sipas tij, delegacioni kosovar është ngutur shumë.
“Janë shumë lëshime që kanë përcjellë ketë proces, si delegacioni Kosovar është ngutur të lidhë këtë marrëveshje. Akterët tanë janë viktima të një percepcioni të gabuar. Komisioni nuk ka ditur ose nuk ka respektuar mandatin ngase afër dy vjet ka biseduar me delegacionin e Malit të Zi për këtë çështje që nuk janë në kompetenca të tij ngase detyra e tij ka qenë shënjimi i kufirit e jo përcaktimi, dhe kjo është fshehur për opinionin publik dhe nga Kuvendi i Kosovës. Por edhe pasi të negociohej vija kufitare do të duhej të dilte diku tjetër”, ka thënë Gruda.
/arbresh.info/
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë