Google ADS

Zejnullah Gashi zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë

11:06 | 11 Dhjetor 2023
L G

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 238-të, të mbajtur të hënën ka zgjedhur prokurorin Zejnullah Gashi kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Këshilli me 7 vota për dhe 1 kundër dhe 2 abstenime ka zgjedhur Zejnullah Gashin kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Zgjedhja e tij në këtë pozitë erdhi pasi anëtarët e Këshillit ia dhanë votat e nevojshme për ta ushtruar këtë pozitë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, prokurori Gashi ka qenë kandidati i vetëm për pozitën e të parit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kjo për faktin se kundërkandidatja tjetër, prokurorja Fitore Sadiku nuk i kishte plotësuar kriteret për të kandiduar për pozitën e kryeprokurores dhe kundërshtimi i saj ishte refuzuar nga KPK./Betimiperdrejtësi/

Të ngjashme