Zëdhënësja e Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë, Valë Rudari ka reaguar pas fjalosjes që ndodhi mbrëmë me deputeten e kësaj partie, Floreta Zejnullahu.
Përmes një postimi në Facebook, Rudari iu ka drejtuar deputetes Zejnullahu me fjalët” ‘pak ka rëndësi se a e çmonton e nderuara deputete”.
“Edhe pse “sjam kerkushi” dhe “jam e vogel qekaq” sipas teje. Për Zotin jam njeri dhe shpirti im i takon Atij. Pak ka rëndësi a me çmonton e nderuara deputete”, ka shkruar Rudari në Facebook.
Media kishte raportuar nga burime të sigurta se mbrëmë në selinë e PDK-së në Podujevë, ka pasur fjalosje mes deputetes së Kuvendit të Kosovës, Floreta Zejnullahu dhe zëdhënëses së partisë –dega në Podujevë, Valë Rudari.
Fjalosja mes tyre dyshohet se ka nisur gjatë kohës sa përfaqësues të shtabit të partisë po mbanin mbledhje për procesin zgjedhor. Situata ka eskaluar deri te momenti kur sipas Rudarit, deputetja Zejnullahu e kërcënon me fjalët ‘të çmontoj, a e di me kënd ke punë?’.
Por, këtë e ka mohuar deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?