Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, në një konferencë të përjavshme për media ka folur rreth deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Spanjës, Josep Borell, se Republika e Kosovës nuk do të jetë shtet derisa nuk e njohin Kina, India dhe Rusia.
Ajo ka thënë se nuk pajtohet me Borell, pasi Rusia konsideron se “Kosova ka dështuar të jetë një shtet”, dhe se “akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit’.
Sipas saj Kosova nuk do të mund të jetë një shtet.
“Unë nuk pajtohem me të pasi që Kosova nuk është një shtet”, ka thënë Zaharova, shkruajnë mediat serbe.
Ajo tutje ka thënë se qëndrimi i Rusisë karshi Kosovës është i pandryshueshëm, duke shtuar se akti i shpalljes së pavarësisë është bërë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe “ ka shkelur integritetin territorial të Serbisë”.
Ajo ka thënë se përveç shkelje së ligjit ndërkombëtar, edhe në aspektin e realitetit politik, Kosova është një shtet i dështuar./Express/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit