Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas arresimit të Besnik Mujecit, asambilstit të VV-së nga Prishtina.
Halimi përmes një postim në Facebook ka thënë se në një periudhë të shkurtër qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje ka prodhuar shumë skandale, përcjell Arbresh.info.
“Për një periudhë aq të shkurtër qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje ka prodhuar aq shumë skandale, sa që njeriu i arsyeshëm frikësohet për sigurinë dhe të ardhmen e vendit”, ka thënë Halimi.
Tutje Halimi, ka thënë se arrestimi i asamblistit me 11 mijë doza narkotikësh është shenjë e frikshme se shteti ka rënë në duar të liga.
“Arrestimi i asamblistit me 11 mijë doza narkotikësh në vlerë prej gjysmë milioni euro, nga policia shqiptare, është shenjë e frikshme se shteti ka rënë në duar të liga”, shkroi Halimi.
Sipas Halimit, kryeministri është duke prodhuar një kiç patriotizmi dhe se fqinjët konstruktivë kanë nisur ta shohin me mosbesim.
“Derisa, kryeministri është duke prodhuar një kiç patriotizëm ndër shqiptarët, edhe fqinjët konstruktivë të Kosovës kanë nisur ta shohin me mosbesim e habi”, shtoi më tej Halimi.
Sipas saj, Kurti ka sanksionuar atdheun e tij dhe tash po përpiqet të mbjellë sherr edhe në fqinjësi.
“Albin Kurti e ka sanksionuar Atdheun e tij dhe tash po përpiqet të mbjellë sherr edhe në fqinjësi.Qesharake po të mos ishte e rrezikshme”, shkroi Halimi në Facebook./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Vdekja e Anton Berishës, Pacolli ngushëllon familjarët dhe m...
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna ...
Kolona në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presi...
Detaje të reja për rastin në Mal të Zi
Aksidenti i rëndë i mori jetën 24-vjeçares, policia arreston...
Luftë, vrasje, tensione dhe katastrofa, ngjarjet që tronditë...