Zëdhënësi i VV-së ironizon me Armend Zemajn: Ata të paradites

12:21 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Në Komisionin për Shëndetësi, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar ish-Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për rritjen e numrit të rasteve me Covid 19.

Zemaj ka thënë se numri është rritur edhe për shkak të tubimit të mbajtur në shesh nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan arbresh.info.

E me këtë ka ironizuar zëdhënësi i kësaj të fundit, Arlind Manxhuka.

Ai përmes një postimi në facebook a shkruar ‘”Ata të paradites”, tha.

Ndryshe gjatë këtij komisioni, ka pasur përplasje verbale mes ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe anëtarit të Komisionit për Shëndetësi, njëherit deputet i VV-së, Fitim Uka.

Ky i fundit madje ka treguar një fotografi të anëtarëve të LDK-së, shumë afër njëri tjetrit dhe ka pyetur nëse ka pasur distancë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme