Qeveria e Kosovës konfirmon kërcënimet ndaj kryeministrit Kurti, të cilat i ndërlidh me nervozën e Beogradit për diskutimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, deklaroi se në Shkup janë parë forca të shumta të rendit.
Kryeziu tha se janë informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar.
Megjithatë, sqaroi se Kryeministri Kurti nuk është ndjerë i kërcënuar dhe se gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoninë e Veriut.
Ai rikujtoi se Kurti qëndroi mbrëmë në Shkup pas kthimit nga SHBA-ja, ku fillimisht pati darkë me përfaqësues të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian e sot ishte i pranishëm në takimin rajonal me udhëheqës të këtyre partive, organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert./rtk
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...