Google ADS

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti nuk merr mëditje për vizitën në Amerikë

22:37 | 22 Maj 2022
A. B.

Mediat raportuan se kryeministri Albin Kurti do të marrë mijëra euro mëditje nga vizita në Amerikë.

Por zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka mohuar këto raportime duke thënë se Kurti nuk merr mëditje.

“Kryeministri Kurti nuk merr mëditje. Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit. Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, ka shkruar Kryeziu. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme