Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, i cili tha se rritja ekonomike ishte 3.7 për qind.
Kryeziu tha se ky parashikim i guvernatorit të BQK-së është parashikim për të gjithë vitin.
Ai theksoi se rritja ekonomike vetëm në tre muajt e parë është 4.9 për qind.
Sipas tij i pari i BQK-së në komision ka paraqitur projeksion e institucionit që ai drejton.
“Kryeministri Kurti në deklarimet e tij, e së fundmi në postimin me rastin e shënimit të 18-mujorit të Qeverisë, i është referuar të dhënave të Agjencisë Kosovare të Statistikave për 3 mujorin e parë të vitit 2022, sipas së cilave rritja ekonomike për tre muajt e parë të vitit është 4.9%. Citati nga postimi i kryeministrit: “Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike”. Ndërkaq, në raportimin e guvernatorit në këtë komision, ai i thotë se projeksionet e BQK-së janë se rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë 3.7%” – tha Kryeziu./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...