Google ADS

Zëdhënësi i Qeverisë del me sqarim për deklaratën e Kurtit për asociacionin: S’tha diçka të re

22:30 | 22 Mars 2023
E.H

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka dalur me një sqarim rreth një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, i cili pranoi sonte se në planin evropian ka asociacion.

Siç thotë Kryeziu, përmes një postimi në Facebook,  shefi i tij ka thënë diçka të zakonshme, meqë thekson se është përgjigjur për përmbajtjen e plotë të propozimit evropian.

”Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”, ka shkruar Kryeziu./arbresh.info/

Lexo edhe:

Kurti e pranon: Në marrëveshje me Serbinë ka edhe Asociacion

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme