Google ADS

Zëdhënësi i PSD-së thur vargje për koalicionin VV-LDK

15:27 | 15 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate, Shkodran Hoti, ka ironizuar vonesat me koalicionin ndërmjet LDK’së dhe VV’së.

Hoti ka zgjedhur këngën e këngëtares Elvana Gjata, “Me tana”, e cila është pjesë e festivalit të RTSH’së, për ta ripërpunuar në një tekst për koalicionin LDK-VV.

Përmes poezisë të cilën e ka shpërndarë në Facebook, Hoti në vargjet e tij thotë se lideri i VV’së, Albin Kurti, ia dedikon këtë këngë të parit të LDK’së, Isa Mustafës.

Hoti përmes poezisë ka ironizuar Kurtin, i cili më parë e quante Mustafën “Argat i Serbisë”.

E sipas poezisë së Hotit, koalicionin ndërmjet dy partive po e pengon më së shumti nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu.

Statusi i plotë:

https://www.facebook.com/hshkodran/posts/2557358407923085

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme