Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka deklaruar se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka treguar sjellje të pahijshme kur ka shkuar në zyrën e presidencës, pas largimit të Hashim Thaçit.
Bytyçi ka deklaruar se për të, Osmani nuk është presidente dhe as ushtruese detyre, megjithatë duhet parë dispozitat kushtetuese.
“Nuk i keqpërdori situatat e vështira private për t’u viktimizuar ose të përfitoj politikisht mirëpo, Osmani ka treguar shpirtngushtësi kur në ditën kur Thaçi ka dhënë dorëheqje, gjëja e parë që ka bërë është që ka shkuar në zyrën e Thaçit. Edhe nëse kishte ekzistuar procedura, së paku, moralisht është dashur të pres një ditë”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i PDK’së ka thënë në Interaktiv të KTV’së se Osmani në vizitën në Prekaz, është dashur ta përmendte kontributin e Thaçit dhe Veselit në luftën e UÇK’së dhe sipas tij, asaj po i vjen marre t’i përmend shkronjat “UÇK”.
“S’mundesh me qenë president i Kosovës kur të vjen marre për t’i thënë këto tri shkronja të arta të historisë sonë. Ky është realiteti ynë. Deklarata e saj ka qenë për të ardhur keq, sidomos për PDK-në nuk është turp ta përmendësh UÇK’në”, ka thënë tutje ai.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...