Zëdhënësi i PDK’së Avni Bytyqi mendon se shpejt mund të ketë zgjedhje të reja. Ai këtu përmend deklaratat e fundit të kryetarit të AAK’së Ramush Haradinaj. Ky i fundit tha se nuk i ka borxh PDK’së.
“Z.Haradinaj na shanë nëpër studio, me vota tonat zero. Është vështir me pasur një marrëveshje politike me njeri që të shanë ty nëpër studio dhe të sulmon pabesisht dhe të shanë ty”, thotë Byqyqi në “DPT”.
Ai thotë se pavarësisht se nuk e kanë liderin Kadri Veseli, nuk u frikësohen zgjedhjeve të reja.
“PDK ka trend të rritjes, jemi në vendin e dytë. PDK nuk ka arsye me iu frikësuar zgjedhjeve”, shtoi ai.
“Z. Haradinaj është në panik, LDK’ja është në panik edhe VV e di që nëse i ikë momentumi ata janë në pozicion të keq”, theksoi ai.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...