Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka numëruar një sërë arsyesh pse kryeministri në detyrë Albin Kurti mendon njësoj për UÇK-në sikur këshilltari i tij Shkëlzen Gashi.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Gashi meritonte shkarkimin, e jo aministimin politik që ia bëri Kurti.
“Ta shkarkonte këshilltarin e tij, pasi që ekziston një dallim thelbësor në mes të shkarkimit dhe lirimit nga detyra. Gashi meritonte shkarkimin, e jo aministimin politik që ia bëri Albini përmes lirimit nga detyra. Lëvdatat e Kryeministrit për mendim kritik dhe punë të mirë janë thjeshtë për turp në këto rrethana”, thotë ai.
Bytyçi ka numëruar një sërë arsyesh pse sipas tij, Kurti mendon njësoj për UÇK-në sikur Shkëlzen Gashi.
“T’i kërkoj falje popullit të Kosovës që gjatë mandatit të tij si Kryeministër, një zyrtar i lartë nga Kabineti i tij, fajësoi UÇK-në për krime lufte. Të distancohej nga deklarata e z. Gashi, gjë të cilën nuk e bëri me asnjë fjalë në deklaratën e tij të publikuar në faqen e tij në Facebook. Të qartësojë pozicionin e tij publik karshi kësaj teme, pasi që në mungesë të kërkim faljes dhe distancimit, duket që Kurti pajtohet me z. Gashi.
Shumë zyrtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar për UÇK-në, luftën çlirimtare dhe krimet e ndodhura në Kosovë – deklarimet i kanë të përafërta me ato të Serbisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...