Jetlir Zyberaj, këshilltar politik i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli sapo ka publikuar një dosje që dëshmon krimet e kryera nga shteti serb gjatë luftë së fundit në Kosovë.
Përmes llogarisë së tij personale në Facebook, Zyberaj ka shkruar se në procedurën e zhvarrosjes së trupave shqiptare që u vranë janë varrosur në një kompleks të policisë serbe të quajtur “13 maj” në Batajnica afër Zemunit, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Brenda kësaj dosje, mund të shihet procedura e zhvarrosjes së trupave shqiptare që u vranë dhe u varrosën në një kompleks të policisë serbe të quajtur “13 maj” në Batajnica afër Zemunit.
Kompleksi është përdorur si një terren trajnimi për njësitë speciale serbe, i cili më pas u drejtua nga Goran Radosavljevic-Guri, një kriminel i njohur për krime makabre në Kosovë i cili drejtoj operacionin për masakrën e Reçakut dhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi dhe sot është anëtar i partisë së Vuçiqit dhe nën mbrojtjen e tij.
Pastaj, në këtë operacionin e fshehjes së kufomave në Bajtanica ishin të përfshirë Vlastimir Djordjevic-Rodja, Vladimir Lazarevic, Nebojsa Pavkovic, Dragoljub Ojdanovic nga ushtria. David Gajic, Radomir Markovic, Frenki Simatovic, Milosav Vilotic nga Shërbimi Sekret i SDB (Sluzba Drzavne Bezbednosti). Zoran Angjelkovic, Zivorad Igic, Vukashin Jokanovic, Ivica Dacic, Milan nga SPS I Miloseviçit.
Ndërmarrja e përbashkët kriminale e shtetit Serb verifikuar nga Tribunali i Hagës ka renditur të gjithë këta persona më lart.
Shumë prej tyre u lanë të lirë nga aktakuzat ose shumica prej tyre nuk u akuzuan fare.
Varret masive në Batajnica, vlerësohen se përmbanin qindra viktima shqiptare të spastrimit etnik në Kosovë.
Pas fshehjes së kufomave, policia speciale vazhdon me stërvitjen e tyre në vendet ku ishin fshehur kufomat për të mos zbuluar kufomat dhe krimet e tmerrshme të kryera. /arbresh.info/
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...