Google ADS

Zëdhënësi i MFSK-së zbulon arsyen e dorëheqjes së tetë pjesëtarëve serbë nga FSK

20:23 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, ka konfirmuar se tetë pjesëtarë të komunitetit serb kanë kërkuar të largohen nga FSK-ja.

Në intervistën e dhënë për Info Magazine të Klan Kosovës, Shala ka shpalosur dhe disa detaje rreth asaj që qëndron prapa kësaj kërkese të tetë pjesëtarëve serbë të FSK-së, të cilët kanë ofruar dorëheqjen:

LEXO EDHE: Reagon Ramadani: Presioni i Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, i papranueshëm

”Inkuadrimi në FSK është vullnetarë dhe FSK është forcë vullnetare dhe profesionale, e për të qenë pjesë e saj duhet të ketë një varg procedurash. E pikërisht këta pjesëtarë i kanë kaluar këto procedura me vullnetin e tyre”.

”Por, ky fakt i ri se kanë kërkuar të largohen është për shkak të presionit që ata kanë nga Serbia edhe forcat politike të tyre këtu”.

”Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut sepse secili qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë ta jetojë jetën pa ndërhyrjen e askujt. Kemi qenë në dijeni edhe përmes medieve për presionin që po iu bëhet FSK-së. Për këtë arsye janë takuar me ta edhe drejtuesit e FSK-së”.

Më tej Zëvendësministri i FSK-së, Ibrahim Shala ka theksuar se kërkesa e tyre për dorëheqje nga FSK, nuk po bëhet për shkak të ndonjë keqtrajtimi:

”Ata nuk bëjnë kërkesë për tu larguar për shkak të keqtrajtimit por për shkak të presionit të jashtëm. Ata kanë marrë një vendim që të rishqyrtojnë këtë pozicion në lidhje me këtë kërkesë që e kanë bërë”.

”Ata kanë paraqitur një kërkesë të cilën sot gjatë bisedimit me drejtuesit e FSK-së dhe Ministrisë pritet ta shqyrtojnë ende”.

”Presioni është në forma të ndryshme. Edhe ofrimi i parave është një lloj presioni, apo kërcënimi me dëmtim të pasurisë. Ata kanë të drejtë të projektojnë jetën e tyre pa ndërhyrjen e Serbisë”

© ZËRI.INFO

Të ngjashme