Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shtyrë për një ditë tjetër mbajtjen e mbledhjes së paraparë për sot.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi para mediave bëri të ditur se mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër derisa disa materiale që janë të nevojshme të jetë të gatshme.
Elezi ka deklaruar se vendosja e kamerave nuk vlen vetëm për procesin e votimit më 21 prill në komunat në veri të vendit por edhe për proceset e ardhshme zgjedhore.
“KQZ sqaron se ky nuk është vendim që përfshin vetëm procesin e votimit për 21 prill, por do të vlejë edhe për proceset tjera zgjedhore. Vendosja e kamerave në vendvotime është planifikuar gjatë hartimeve të akteve nënligjore nga KQZ. Këto dhe rregulloret tjera nuk janë hartuar vetëm për procesin e votimit më 21 prill 2024, por do të vlejnë edhe proceset e tjera zgjedhore”, ka deklaruar Elezi.
Elezi tutje ka shtuar se vendosja e kamerave brenda hapësirave të vendvotimit bëhet me qëllim që të sigurimit të materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim.
“Në ditën e zgjedhjeve në qendrat e votimit nga proceset zgjedhore nga viti 2009 deri 2021 janë evidentuar parregullsi që kanë ndikuar në integritetin, kosoton dhe besimin e publikut në zgjedhje. Nga 2009-2021 janë rinumëruar 36% e vendvotimeve . Vendosja e kamerave do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës. Ruajtja e regjistrimit të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor që sipas ligjit bëhet brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve”, ka vijuar ai.
Elezi ka thënë se KQZ-ja ka ndjekur rrugën kushtetuese dhe ligjore për krijimin e Listës së Votuesve për procesin e votimit më 21 prill 2024.
“Sipas vendimit të KQZ-së për certifikimin e Listës së votuesve për procesin e votimit që do të mbahet më 21 prill, numri i qytetarëve me të drejtë vote në komunat Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut është: 46,556 votues apo 1,461 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e mbajtura para një viti, më 23 prill 2023. Në votues të rinj përfshihen të gjithë ata persona që kanë arritur moshën 18 vjeç pas zgjedhjeve të mbajtura më 23 prill 2023 apo persona që më herët nuk kanë qenë në Listën e kaluar votuese, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil apo votues që kanë ndërruar komunën pas atyre zgjedhjeve”, ka theksuar Elezi.
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...