Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso në një intervistë ekskluzive për arbresh.info vetëm një ditë pas vizitës që ka zhvilluar KFOR-i, në Beograd ka thënë se ishte një vizitë e rregullt që e bëjnë me të gjitha forcat e armatosura në rajon.
Ai ka deklaruar se pavarësisht lajmeve që po qarkullojnë që mund të ketë kërcënime, një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se gjendja e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë është stabile.
“Së pari nuk ka asnjë kërcënim këtu sa i përket kësaj çështje, takimi ishte shumë miqësor mes të dyja palëve. Të dy gjeneralët janë pajtuar që gjendja ose situata e kufirit do të jetë stabile dhe ne do të bashkëpunojmë së bashku që të kemi një siguri në kufi. Absolutisht nuk ka asnjë rrezik ushtarak në asnjë mënyrë”, ka thënë Grasso.
Ndërsa, sa i përket vizitës së presidentit të Serbisë në Kosovë, Aleksander Vuçiq, Grasso ka deklaruar se nuk pritet asnjë rrezik nga kjo vizitë. Sipas tij, kjo vizitë është konfirmuar dhe lejuar edhe nga institucionet e Kosovës.
Kurse, sa i përket asaj se cili do të jetë roli i KFOR-it, pasi Kosova ta formojë ushtrinë e saj, Grasso ka pohuar se për këtë vendos Këshilli Kombëtar, duke shtuar se mandati i tyre është i rregulluar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Grasso në këtë intervistë për arbresh.info, ka folur edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit duke thënë se Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin mirëpo nëse nevojitet ndihma e KFOR-it, këta do të jenë të gatshëm.
Grasso nuk ka hezituar të flasë as për Gjykatën Speciale duke thënë se kjo është çështje e brendshme, por ka shtuar se normalisht që janë të interesuar që të dinë për këtë gjë.
Intervista e plotë:
Arbresh.info: Përshëndetje zotëri Vincenzo është nder i madh për neve të ju kemi juve këtu në një intervistë për portalin arbresh.info?
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso: Përshëndetje, mirdita.
Arbresh.info: Ne e dimë që ju dje keni qenë në një vizitë në Beograd dhe besoj meqë shumë tema keni diskutuar në këtë takim. A mund të na tregoni si ka shkuar ky takim?
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso: Nuk kam qenë unë në këtë takim por ka qenë gjenerali i KFOR-it. Është një vizitë e rregullt që e bëjmë me të gjitha forcat e armatosura në rajon sikurse me Shqipërinë, Malin e Zi e po ashtu edhe me Serbinë dhe me Republikën e Maqedonisë. Kemi pas takim me ministrin e Mbrojtjes së Forcave Ushtarake, ishim dje në Beograd.
Arbresh.info: Jam i sigurtë që në mesin e shumë diskutimeve ka qenë edhe çështja e kufirit Kosovë- Serbi arsyeja e cila mund të jetë sepse kanë qenë shumë deklarata prej disa portaleve dhe mediave e po ashtu edhe zyrtarëve të lartë që mund të ketë një kërcënim ushtarak nga Serbia, cili është komenti juaj për këtë çështje?
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso: Së pari nuk ka asnjë kërcënim këtu sa i përket kësaj çështje, takimi ishte shumë miqësor mes të dyja palëve. Të dy gjeneralët janë pajtuar që gjendja ose situata e kufirit do të jetë stabile dhe ne do të bashkëpunojmë së bashku që të kemi një siguri në kufi. Absolutisht nuk ka asnjë rrezik ushtarak në asnjë mënyrë.
Arbresh.info: Ne e dimë që një vizitë e Vuçiqit në këto ditë do të bëhet në Kosovë. A mund të ketë një destabilizim të situatës në një anë ose a do të ketë një siguri më të veçantë në ato ditë?
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso: Duhet ta kujtoj që KFOR-i është forca ushtarake e tretë e mbrojtjes në Kosovë. Çështja e sigurisë në Kosovë i përket organeve kosovare, konkretisht Policisë së Kosovës ose institucioneve të Kosovës e pastaj është EULEX-i dhe nëse është e nevojshme do të intervenojë edhe KFOR-i. Sigurisht nuk ka asnjë rrezik këtu, vizita siç e dimë ne është e konfirmuar nga institucionet e Kosovës dhe kjo vizitë është e konfirmuar prej të dyja palëve dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë rrezik .
Arbresh.info: E dimë që KFOR-i që disa vite gjendet në Kosovë dhe a e sheh KFOR-i që në një kohë të shkurtë Kosova do ta ketë ushtrinë e saj?
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso: Ushtria është ndër institucionet e Kosovës dhe është një çështje që vetëm organet e qeverisë së Kosovës mund të aprovojnë apo krijojnë. Sa i përket KFOR-it nuk besoj që ne mund të ndërhyjmë në këtë çështje por ne e mbështesim institucionet e Kosovës dhe Forcat Speciale dhe kjo çështje mund të vendoset vetëm nga organet kompetente të Qeverisë së Kosovës.
Arbresh.info: Cili do të jetë roli i KFOR-it kur Kosova ta formojë ushtrinë e vet?
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso: Roli i KFOR-it do të vendoset nga Këshilli Kombëtar se cili do të jetë roli jonë në atë kohë . Natyrisht ne do ta respektojmë mandatin tonë, ne ende jemi në mandatin tonë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo do të jetë gjendja jonë dhe natyrisht ne do ta respektojmë si ne e po ashtu edhe forcat tjera aleate të NATO-s.
Arbresh.info: Ne e dimë që jeni të informuar për rastin e vrasjes e politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, a keni pasur informata rreth gjendjes atje dhe a pritet që situata të del jashtë kontrollit në atë pjesë?
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso: Po sigurisht e dimë këtë situatë sepse ne vazhdimisht i ndjekim informatat, është e pamundur që të mos jemi në dijeni për këtë situatë. Forcat e NATO-s dhe KFOR-it gjenden atje por deri në këtë moment nuk kemi informata për ndonjë situatë të dalur jashtë kontrollit. Situata është stabile dhe e qetë. Sidoqoftë le t’ia lëmë Policisë së Kosovës të merren me këtë çështje dhe me hetime dhe ta zbulojnë rastin, por nëse ndërhyrja e KFOR-it do të jetë e nevojshme ne do të ndërhyjmë përndryshe deri në këtë moment nuk ka asnjë nevojë për ndërhyrjen tonë.
Arbresh.info: Cili do të jetë opinioni i Vincenzo si pjesëtar i KFOR-it në Kosovë për Gjykatën Speciale e cila do të mbahet në Bruksel?
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso: Kjo është çështje e brendshme por ne megjithatë jemi të interesuar të dimë se si do të shkojë kjo çështje sepse është çështje që i përket rajonit dhe nuk ka asgjë tjetër që do të kisha shtuar është çështje që organet vendore duhet të merren me të dhe gjendja e KFOR-it do të jetë gjithmonë e njëjtë.
Arbresh.info: Do të shkoj me pyetjen e fundit. Sipas të gjitha gjasave KFOR-i ka qenë disa vite në Kosovë si e sheh KFOR-i situatën në Kosovë dhe dialogun me Serbinë?
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso: Kjo është hera e tretë për mua që vij në Kosovë për herë të parë kam qenë në vitin 2002 nga ajo që kam vërejtur ka shumë ndryshime të mëdha dhe përparime të mëdha në të gjitha institucionet. Siç mund të vërehet policia sot mund të veproj në disa mënyra dhe institucionet lokale po ashtu. Ne gjithmonë do të bashkëpunojmë me ta si ne si forcat tjera ushtarake dhe organet internacionale për një të ardhme më të mirë.
Arbresh.info: Unë e bëra këtë pyetje për arsye se do të jetë një gjë shumë e mirë nga ana juaj të na tregoni se sa jemi ne të sigurtë sa i përket disa kërcënimeve nga disa grupe për veprime terroriste dhe eksplozive disa vende të ndryshme në Kosovë . Sa jemi ne të sigurtë si shtetas të Kosovës nga ana e policisë sonë dhe nga KFOR-i?
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso: Ju jeni të sigurtë sepse siç e thashë autoritetet kanë kompetenca për të vepruar si nga ana e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe së fundi KFOR-it. Nëse është e nevojshëm dhe siç ju thash edhe më herët që ne nuk kemi parë asnjë shenjë të rrezikut që do të destabilizoj situatën në Kosovë ose do të jetë kërcënim për Kosovën.
Arbresh.info: Ti edhe njëherë po e konfirmon se që nuk ka asnjë kërcënim ndaj Kosovës në asnjë mënyrë , por këto janë vetëm propaganda nga mediet?
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso: Le t’i pyesim mediet, mirëpo ajo që unë dua të them është që nuk ka asnjë rrezik ose kërcënim ndaj Kosovës sepse ne i ndjekim faktet dhe për momentin nuk ka asnjë gjë konkrete.
Arbresh.info: Faleminderit zotëri Vincenzo për intervistën./Arbresh.info/
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...