Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEDS-it, ka shkruar në Facebook ku ka thënë se çmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare janë rritur.
Buzhala ka shtuar se për një megavat çmimi është rritur në 500 euro, ndërsa ka shtuar se nga plani i prodhimit vendor ka devijim.
Ai ka informuar edhe për sa do t’i kushtojë energjia e munguar Kosovës, sipas Buzhalës 1.8 milionë euro do të jetë shuma që do të blejnë në tregjet ndërkombëtare energji.
“Pa dashur t’jua terheq vemendjen prej temave jetike me te cilat jeni tu preokupu, desha t’ju tregoj qe cmimet e rrymes jane dyfishu ne berzat nderkombetare, kane mbrri ne gati 500 euro per megavat. Te njejten kohe, tashme ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra jane rreth 160 megavat ne ore minus. Vetem energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milione euro ne dite ne tregjet nderkombetare. Bore mundet me ra, ama dite bash te bardha nuk po na presin”, ka shkruar Buzhala.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...