Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Ibrahim Shala, ka thënë se emblema të cilën sot e bartin ushtarët e Kosovës, është emblemë origjinale.
Për shkak të festës zyrtare Shala ka thënë se nuk mund ta jap detaje të hollësishme lidhur me këtë çështje.
Mirëpo ai ka shtuar se brenda FSK-së do të diskutohet lidhur me raportimet se kjo emblemë është kopjuar nga një kompani amerikane e sigurisë dhe porsa të arrihet një qëndrim i qartë, ai do të bëhet i qartë para gazetarëve.
“Emblemën të cilën e ka sot FSK-ja është emblemë origjinale dhe ne e respektojmë atë. Ne do të diskutojmë lidhur me këtë çështje gjatë ditëve në vijim dhe do t’i njoftojmë mediat për çfarëdo qëndrimi që arrihet”.
Gjithashtu edhe drejtori kreativ i studios që e ka dizajnuar emblemën, Albian Gagica, ka thënë se simbolet e FSK-së të cilat janë punuar gjatë vitit 2009 janë origjinale dhe janë punuar nga një ekip profesionist.
“Simbolet e FSK-së janë punuar në vitin 2009 dhe janë origjinale. Një ekip profesionist dhe kreativ ka shpenzuar kohë dhe energji në krijimin e simboleve para 10 vjetëve. I kemi punuar me skica, një nga një”, ka shkruar Gagacia në Facebook.
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës
Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që shpëtoi gjatë shërb...
Emigrantët e paligjshëm/ Teksasi nis fushatën në Meksikë dhe...
Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e n...
Xhorxhia, gjykata heq prokuroren Fani Willis nga çështja nda...