Situata në Bosnjë e Hercegovinë po shkakton shqetësim të madh në BE dhe është në qendër të aktiviteteve tona diplomatike, tha sot zëdhënësi i BE-së Peter Stano.
Në një konferencë të rregullt shtypi në Bruksel, Stano theksoi se përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së vizituan së bashku BeH javën e kaluar, për të theksuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën aktuale në vend.
Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, po kërcënon të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror, përfshirë ushtrinë kombëtare të ndërtuar me ndihmën ndërkombëtare gjatë çerek shekullit të kaluar, dhe të rindërtojë një forcë serbe.
Më 14 tetor, Dodik tha se do të detyronte ushtrinë boshnjake të tërhiqej nga Republika Serbe duke rrethuar kazermat e saj dhe se nëse perëndimi do të përpiqej të ndërhynte ushtarakisht, ai tha se kishte “miq” që kishin premtuar të mbështesin kauzën serbe, një referencë e supozuar për Serbinë dhe Rusinë.
Policia serbe e Bosnjës kreu stërvitje “kundër-terroriste” muajin e kaluar në malin Jahorina, prej nga forcat serbe bombarduan Sarajevën gjatë një rrethimi të viteve 1992-95.
Pas luftës në Bosnje në vitet 1990 dhe Marrëveshjes së Dejtonit të ndërmjetësuar nga SHBA, ajo u nda në dy rajone gjysmë autonome, Republika Serbe dhe Federata boshnjako-kroate./kk/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...