Zëvendeskryeministrja e qeverisë së Kosovës, Albuelna Balaj-Halimaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj në Kamenicë. Ajo përmes një shkrimi në “Facebook”, ka dënuar këtë akt dhe ka shprehur keqardhje të thellë për rastin.
“Asnjë arsye nuk mund të ketë për të ushtruar dhunë në familje e aq më shumë vrasje. Prandaj akte të tilla janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë tone”, ka shkruar ndër të tjera ajo. Balaj- Halimaj i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta duke shtusar se bashkëndjenë me dhimbjen e tyre.
Postimi i plotë:
Dënoj fuqishëm dhe shpreh keqardhje të thellë për vrasjen e gruas 34 vjeçare nga bashkëshorti në Kamenicë. Asnjë arsye nuk mund të ketë për të ushtruar dhunë në familje e aq më shumë vrasje.
Prandaj akte të tilla janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Iu bëj thirrje organeve të drejtësisë që të bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyre që raste të tilla të mos përsëriten më. Familjes së të ndjeres i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...