Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri nderon Haroin e Kombit Zahir Pajaziti

11:39 | 1 Nëntor 2020
Arbresh.info

Sot, në ditëlindjen e 58-të të Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri, bashkë me bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë të Heroit, bëri homazhe te varri i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan.

“Zahiri, është vlera sublime e Kombit, vizionar dhe simbol i trimërisë. Vepra e tij është dhe do të mbetet frymëzim për gjeneratat që po vijnë. I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin Zahir Pajazitin dhe gjithë dëshmorët e Kombit”, është shprehur në këtë rast zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri.

Të ngjashme