ZÇKDL mirëpret nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike

19:56 | 7 Shtator 2023
E.H

Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta (ZÇKDL) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, e mirëpret nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Në mesin e qytetarëve që përfitojnë drejtpërdrejt nga ky Udhëzim Administrativ janë edhe invalidët e luftës dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve, të cilët do të kompensohen plotësisht, pra 100% të vlerës së faturës për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në vend”, thuhet në njoftim.

Ky Udhëzim Administrativ, gjithashtu ofron zgjidhje të qëndrueshme të një problemi të kahmotshëm të invalidëve të luftës, e që ka të bëjë me ndërrimin dhe pajisjen me proteza dhe orteza të gjymtyrëve.​/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme