Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdimisht po deklaron se nuk do konflikt të ngrirë me Kosovën duke lënë të hapur çfarëdo mundësie për arritjen e një marrëveshjeje.
Por, këto qëndrime nuk po cilësohen si të “zbutura” nga njohësit e rrethanave politike në vend, pavarësisht se presioni për njohje reciproke është shtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Për gazetarin, Ridvan Berisha, paralajmërimet për kompromise të vështira tregojnë “bjeshkët” e vendosura para kryeministrit, Albin Kurti, si drejtues i këtij dialogu.
“Do ta shohim takimin e Kurtit në Bruksel, e pastaj takimin e tij edhe me Vuçiqin. BE dhe SHBA shihet e synojnë një zgjidhje të shpejtë nëse palët janë të gatshme. Do të shohim presion serioz mbi palët, për arritje të marrëveshjes”, shprehet Berisha.
Sipas tij, Kurti mund të gjendet pranë zgjidhjes për Asociacionin e Komunave Serbe sipas modelit të Bosnje dhe Hercegovinës, apo korrigjimit të kufijëve.
“Nuk do të jetë e lehtë për Kurtin që tashmë si kryeministër të marrë edhe mbështetjen e opozitës, ndaj te cilës me vite kishte demonstruar pamëshirshëm deri në akuzat për tradhti. Kurti lehtësisht mund të projektojë ide që vendi të mbajë sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Por, tashmë fajin nuk mund t’ia lë askujt”, vlerëson Berisha për arbresh.info.
E analisti i çështjeve politike, Fatmir Sheholli duke komentuar deklarata e Presidentit serb, Aleksander Vuqic, ditëve të fundit se Ballkanit nuk i përgjigjet një konflikt, thotë se pavarësisht deklaratave kjo nuk e bënë që Serbia të njohë Kosovën.
“Serbia me këtë estabilishment politik aktual nuk është e interesuar ta pranoje pavarësinë e Kosovës. Pavarësisht presioneve Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës”, thotë Sheholli për arbresh.info.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, dhe gjatë takimeve do të diskutojë edhe për dialogun me Serbinë.
Para takimeve në Bruskel ai pati telefonata të ndara nga përfaqësues politikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në lidhje me negociatat Kosovë-Serbi.
Palët pritet të takohen më 11 maj, datë kjo e bërë të ditur nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
Takime mes dy shteteve nuk ka pasur që nga muaj shtator, kur në Bruksel ishin takuar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2011./V.Selimi/arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...