Google ADS

Zbulohet skenari i tmerrshëm i Vuçiqit: Do të vritej një polic serb që të fajësohen shqiptarët

10:31 | 17 Korrik 2018
Arbresh.info

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, është mbajtur konferenca për media e organizuar nga Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, ku morën pjesë dëshmitarë kyçë të cilët tregojnë për inskenimet dhe skenarët e qeverisë “Vuçiq” për nxitje trazirash në Kosovë.

“Porosinë dhe organizimin e vrasjeve nga organet e sigurisë serbe… Dejan Plashevic, Nënoficeri i Brigadës 63 Parashutiste, rrëfen se ka marrë urdhrin për të vrarë policin serb Sasha Lukovac në territorin e Kosovës dhe faji më tej t’ju mbetej Shqiptarëve.

Pasi i pyeti bashkëpunëtorët e tij të UDB-së për kënd bëhet fjalë e kupton se bëhej fjalë për një polic të ndershëm dhe nuk e kryen këtë urdhër. Nga ky moment fillon ferri për të dy!

Si mund ti besohet një qeverie si ajo e Vuçiç /Daçiçit e cila vret njerëzit e vet për t’ju lënë fajin shqiptarëve”, ka shkruar në faqen e tij në facebook, Faton Kurti, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës.

https://www.facebook.com/republikanetkosoves/videos/1941065889449134/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme