Për nder të festës së 28 Nëntorit është zbuluar shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në qendrën e madhe tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.
Në këtë manifestim morën pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, humanisti Halil Kastrati, kampioni i botës në boks Haxhi Krasniqi dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe qytetarë të shumtë.
Bekim Jashari tha se duhet ta duan njëri – tjetrin që të ecën vendi përpara.
“Urime festa e flamurit, dalja e UÇK-së! Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë të gjithë bashkpuntorët e “Abi Carshisë’ për ndërtimin e kësaj shtatore. Ta duam njëri tjetrin që ta çojmë përpara këtë vend”, tha Jashari.
Ndërkaq, financimin e kësaj shtatore e ka bërë familja Fusha, nga Prizreni.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...