Një video e lojës së re që Manchester City bën në stërvitje po çmend internetin. Kemi dëgjuar shumë histori të lojtarëve që stërviten edhe pasi seanca ka mbaruar për të përmirësuar aftësitë e tyre, si Eric Cantona që godiste topin kundër murit për orë të tëra. Por duket se Pep Guardiola ka detyruar të gjithë skuadrën të bëjë një ushtrim të tillë.
Spanjolli, në fakt, ka shpikur një lojë në stërvitje që duket se ka revolucionarizuar seancat stërvitore të Manchester City. A mund të jetë kjo lojë sekreti që qëndron mbrapa suksesit të “Qytetarëve”?
Qëllimi i lojës, me lojtarët që ajën të ndarë në skuadra, është të goditet topi në mur dhe të mos lihet të bjerë në tokë. Pasi është goditur sfera, lojtarët duhet të shkojnë në fund të radhës para se ta godasin përsëri. Nëse topi prek në tokë, e gjithë skuadra është e detyruar të bëjë një sprint dhe të kthehet mbrapsht.
Çdo skuadër ka nga një trajner që grumbullon pikët dhe skuadra që ka lënë më pak herë topin të prekë tokën shpallet fituese. Por ky është vetëm fillimi i lojës pasi ushtrimi tjetër ka të bëjë me goditjen me kokë, transmeton telesport.al.
Duke përdorur jo më shumë se tri prekje, lojtarët duhet të sigurohen se prekja e fundit është me kokë. Kjo lojë duket se është pritur me entuziazëm nga futbollistët dhe duket se ka forcuar grupin. Por çfarë ndodh nëse dështon?
Ekipi që gabon duhet të bëjë përsëri sprintet. Edhe në këtë rast trajnerët e secilës skuadër numërojnë sa herë topi ka prekur tokën dhe vendosin kush ka fituar. Në fund, skuadra humbëse duhet të kalojë nga një korridor i formuar nga ekipi fitues dhe të marrë goditjet e tyre.
Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, ...
Hansi Flick vlerëson performancën e lojtarëve të tij pas fit...
DW: Serbia po armatoset – Sa ka rrezik për luftë në Ba...
Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, prokurorët nisi...
Izraeli miraton ligjin që mundëson dëbimin e familjeve të su...
Tifozët parisien i dalin në mbështetje Palestinës me një kor...