Policia e Kosovës në bashkëpunim me organe tjera të sigurisë, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se në një shtëpi në Zveçan ka armë dhe mjete tjera ushtarake.
Sot, në koordinim me organet e drejtësisë, në ora 09:40, policia ka kryer një kontroll në një shtëpi, pronë e L.G., (viti i lindjes 1948, mashkull serb kosovar) në Zveçan.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur dhe konfiskuar:
1. Katër armë AK 47,
2. 34 karikatorë të armës AK 47,
3. 1, 546 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
4. Tetë granata dore,
5. Një minë anti-këmbësorie,
6. Dy gazë-maska,
7. Dy çanta ushtarake,
8. Një shok-bombë,
9. Dy fishekë-zjarre,
10. Dy optika të armës,
11. Një thikë ushtarake,
12. Një maskë ushtarake,
13. Dy rripa për mbajtje të municionit të gjuetisë,
14. Pesë çanta të vogla ushtarake,
15. Një rrip i pajisjeve ushtarake,
16. Një këllëf i pistoletës dhe
17. Pajisje për pastrim të armatimit.
“Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtorisë së Krimeve të Rënda. Polica mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe vënien para drejtësisë të gjithë atyre që përfshihen në veprimtari penale”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka theksuar se veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit.
Sipas tij, rendi dhe ligji nuk do të cenohet në asnjë cep të Republikës./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Bastisje në një shtëpi armatimi në Zveçan, Sveçla: Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...