Gjatë së enjtes, pati dyshime për bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
Sipas policisë, njoftimi për eksploziv erdhi përmes një telefonate anonime në të cilën u tha se një person kishte vendosur mjet shpërthyes në stacion.
Pas evakuuimit të zonës nga organet e rendit, rezultoi që ishte alarm i rrejshëm.
Klan Kosova merr vesh nga burime brenda organeve të sigurisë në Kosovë, se pronari i numrit të telefonit prej nga u bë kërcënimi me bombë është Zoran Kovacevic, rreth moshës 57-58 vjeçar, serb nga Bujanoci.
I njëjti në vitin 2011 kishte kërcënuar në formë të njëjtë zëvendës prokurorin për krime lufte të Serbisë Bruno Vekariq.
Ai më 3 mars të po të njëjtit vit kishte telefonuar policinë e Beogradit duke thënë: “Unë do ta vras Bruno Vekariq” dhe e kishe mbyllur telefonin.
Policia serbe e kishte arrestuar asokohe Kovacevicin, ndërsa në gjykatë ai ishte arsyetuar se telefonatën e ka bërë duke qenë i irrituar kur kishte mësuar nga mediat se dyshohej që Zyra e Prokurorit kishte tërhequr urdhërarrestin për gjeneralin serb Slobodan Divljak.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit