Në Dobërdol të Klinës është bërë sot zbulimin e pllakës përkujtimore të luftëtarit të lirisë, Gaspër Laci, i cili kishte marrë lëndime të rënda në luftë me forcat serbe dhe kishte statusin e invalidit.
Me ketë rast është mbajtur edhe një tubim përkujtimor në fshatin e lindjes së luftëtarit të lirisë. Para bashkëluftëtarëve të tij dhe qytetarëve të shumte, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka vlerësuar lartë kontributin e Gasprit për lirinë e Kosovës.
“Tash e një vit jemi ndare nga një bashkëluftëtar i devotshëm gjatë dhe pas luftës. Gaspri në momentet me të duhura u rreshtua përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ti dalë zot këtij vendi. Ai ishte i gatshëm të sakrifikoi në çdo moment. Me plage të shumta në trup na inspiroi dhe dha force që të vazhdojmë luftën kundër forcave serbe. Falë sakrificës titanike të tij dhe bashkëluftëtareve e dëshmoreve të luftës së UÇK-së, sot Kosova frymon e lirë”, ka thënë me ketë rast kryetari Bashota.
Ai bërë thirrje që të mos lejojmë nëpërkëmbjen e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe luftëtarët të trajtohen në mënyrë dinjitoze. Në tubim kanë folur edhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Ngucati dhe familjari Bardhec Laci.
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë vendimin për ndal...
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...