Presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkon që çështja e Kosovës të zgjidhet para anëtarësimit të Serbisë në BE.
Macron të martën i tha presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit që dyshja e zhvilloi në Paris, se Serbia “nuk do të hyjë automatikisht” në Bashkimin Evropian më 2025, datë kjo e përmendur më parë si e mundshme për anëtarësim, pasi fillimisht duhet përmbushur disa parakushte.
“Nuk mendoj se duhet parë këtë datë si një kriter automatik”, tha Macron gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin serb Vuçiq në Pallatin Elysee, raporton “LaLibre”.
“Nëse nuk bëhet asgjë në raport me ato që është dakorduar në agjendën e negociatave deri më 2025, Serbia nuk ka shanse për anëtarësim në BE”, tha presidenti francez, transmeton Koha.net.
“Nuk kemi të bëjmë këtu me plotësim të hapësirave me ‘ticka’ me një datë e të themi ‘më 2025 do të hyjmë’”, shtoi Macron.
Nëntorin e vitit që lamë pas, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përmendi se anëtarësimi i Serbisë dhe i Malit të Zi mund të ndodhë më 2025.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me homologun e tij francez, tha se Serbia nuk do të ketë perspektivë evropianë nëse problemi i Kosovës mbetet i ngrirë, raporton “N1”.
“Nëse konflikti i Kosovës mbetet i ngrirë, të jini të sigurt se nuk do të ketë perspektivë evropiane, të jini të sigurt se investimet do të bien”, tha Vuçiq para reporterëve serbë në Paris pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, transmeton Koha.net.
Ai tha se Serbia do ta ketë përkrahjen e Macronit në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën, duke shtuar se shpreson që ta ketë të njëjtën edhe nga Kancelarja gjermane Angela Merkel. “Në atë rast, ka pak shpresë”, tha ai.
Reduktohet transporti me autobus në Shkup, ka mungesë nafte
Hoxha: Cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pus...
Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NA...
Dedikimi prekës i djalit të Liam Payne merr vëmendje gjatë f...
Hamza viziton një fabrikë në Ferizaj: Do të krijojmë vende p...
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...