Në Llaushë të Skenderajt, u bë zbulimi i memorialit te daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova u bënë bashkë sot,sikur para 27 vjetëve kur në Llaushë dolën publikisht,për herë të parë, ushtarët u Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E veçantë e ngritjes së flamurit në oborrin e shkollës, Halil Geci, ishte ngritja e tij nga vet ushtarët e Brigadës 112,Arben Haliti.
Arber Geci, nismëtar i ndërtimit të memorialit, solli në kujtime ditët kur u vendos që përfundimisht UÇK-ja të dal publikisht.
“22 ushtarë të armatosur,me ideal të qartë, u pozicionuan në 4 pika, pas gjysmë ore konvojë i policisë serbe niset për ne Vajnikë,por pengohet nga ushtarët e UÇK-së, dy orë luftime forcat serbe u tërhoqën,të tërbuar nga humbja, të cilët deri në Skenderaj u përcollën me plumba. Nga luftimet mbeti i plagosur Halit Geci,mësues në Llaushë. Vrasja e tij ishte moment i dhimbshëm por u kthye në ideal që ushtarët e lirisë të vendosin të dalin publikisht. Varrimi i tij u vendos për datën 28 dhe në te njejtën kohë u vendos dalja publike e UÇK-së, te tre ushtarëve që s’do të identifikoheshin”, tha Geci.
Ai kujtoi që shfaqja e tre burrave në emër të UÇK-së rrëzoi krejt dilemat që kishte në popull.
“Gjithçka ishte përgatitur me detaje për ditën qe do të shënonte kthesë të madhe për ti dalë përballë makinerisë vrastare serbe! UÇK-ja fitoj mbështetje brenda dhe jashtë kufijve për ushtrinë e lirisë”.
Kryetari i komunës së Skenderajt,Nuredin Lushtaku, ka thënë se shfaqja e kësaj ushtrie që më nuk duronte shtypjen u bë në ditën më të rëndësishme të popullit shqiptar.
“Luftuan me guxim, edhe pse të pabarabartë, deri në çlirimin e vendit, ky moment do të shërbej si fakt historik për të ardhmen e vendit tonë, UÇK-ja bëri të mundur një aleancë mes ushtrisë kombëtare me aleancën më të madhe ushtarake të Botës”, tha Lushtaku./rtk
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...