Është zbuluar identiteti i çiftit që dyshohet se ndihmoi autorin e vrasjes së një polici në Serbi që të transportojë të dyshuarin nga Preshva në Loznicë, ku ndodhi ngjarja.
Sipas dyshimeve të policisë, Ivana R., e cila u arrestua dje në Mlladenoc dyshohet se bashkë me bashkëshortin e saj Zoran R., i cili u vu në pranga në Bijellinë të Bosnjës, ndihmuan të dyshuarin për vrasjen e policit Nikola Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij.
Mediat serbe shkruajn se dyshohet se të dy bashkërisht e kanë rregulluar transportin e të dyshuarit Faton Hajrizi, i cili është në arrati dhe po kërkohet me dyshimin se ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviq dhe ka plagosur kolegun e tij Vjekoslav I në Loznicë – thotë bashkëbiseduesi i Kuririt.
Siç ka shkruar Kurir, bashkëshorti i saj Zoran R. tashmë është i njohur për policinë, i cili ishte dënuar me tetë vjet burg në Gjykatën Speciale në Beograd për trafik droge, por ai u arratis dhe për të ishte lëshuar urdhër. Sipas informacioneve jozyrtare, ai kishte dokumente në emër të Marko Markoviqit./Arbresh.info/
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...