Prokurorja kujdestare e cila ishte në vendin e ngjarjes, Ariana Shajkovci, tha për Kallxo.com se kanë mbledhur provat dhe kanë marrë video-incizime nga vendi i ngjarjes, por ende nuk ka të dyshuar.
“Sapo u ktheva nga vendi i ngjarjes ku isha nga ora 7 e 15 minuta e mëngjesit që kam qenë atje. Janë mbledhë të gjitha provat nga vendi i ngjarjes dhe janë shkarkuar video incizimet, mirëpo për momentin nuk kemi person të dyshuar”, tha prokurorja Shajkovci.
Shajkovci tha, gjithashtu, se ende nuk dihet motivi i vrasjes, por dyshohet që vepra të jetë kryer me kallashnikov.
“Sipas policisë dhe ekspertëve dhe lëvizjes së gëzhojave dhe predhave që janë gjet dyshohet që është arma kallashnikov”, tha Shajkovci.
I vrari ishte rojë e marketit, ndërsa orari i tij ishte nga ora 9 deri në 6 e gjysmë të mëngjesit ndërsa prokurorja thotë se sipas informacioneve të pranuara nga familjarët nuk rezulton se i vrari kishte problem me dikë.
“Nga ana e familjarëve kam kontaktuar njerëzit më të afërt edhe pse e kanë pas shumë të vështirë me fol në këto momente por vetëm për të ndihmuar që ne të veprojmë më shpejtë ata më kanë thanë që nuk kemi pas konflikt me askënd për aq sa ata kanë njohuri dhe se askush nuk ka pas problem me ne dhe si kemi pas borxh askujt”, tha Shajkovci.
Sipas prokurores ndonëse dyshimi fillestar ishte për ndonjë vjedhje në market, kjo nuk ka rezultuar.
“Edhe pse ne kemi dyshuar fillimisht për ndonjë vjedhje apo grabitje, por lokali ka qenë i paprekur dhe i mbyllur ashtu siç është mbyllur nga ana e punëtorëve apo pronarit kush ka qenë i fundit dhe tani jemi në incizimin e kamerave dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më tej”, ka thënë për Kallxo prokurorja Shajkovci.
Viktima sipas prokurorisë është e vitit të lindjes 1977 dhe ishte veteran i luftës.
Policia e Kosovës njoftoi sot se në fshatin Krushë të Vogël rreth orës 06:30 minuta, Policia e Prizrenit e ka pranuar një informacion që bënte të ditur se një person ishte gjetur i shtrirë në rrugë pran një pompe te karburanteve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Krushë të Vogël.
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...