Faton Topalli dhe Shqipe Pantina duket përveç sallës së Kuvendit e ndajnë edhe dhomën e gjumit. Kjo aferë, por edhe shumë të tjera, po i nxjerrin në sipërfaqe aktivistët e mllefosur të Vetëvendosjes. Por çfarë thonë personazhet e këtij tregimi? Ndjekim storjen në vazhdim.
Kur Faton Topalli po fliste në Kuvend për barazinë gjinore, më 15 mars, një ish-kolege e tij shpërndau e në Facebook një informatë komprometuese për të.
Kaq ka mjaftuar që Diellza Arifi, të shpërthejë në një sulm të hapur ndaj deri-dje zyrtarët të LVV’së, Faton Topallit.
Diellza, e cila është motra e të dyshuarit për terrorizëm, Atdhe Arifit, përmes një statusi në Facebook e quajti hipokrit deputetin nga Ferizaj.
“Faton Topalli po flet për barazinë gjinore por kishte qenë mirë që ta fillojë nga shtëpia e vet, ta trajtojë gruan e tij me dinjitet. Apo ndoshta e konsideron që duke ia bërë një ortake deputete i kontribuon barazisë gjinore?? Hipokritët janë t’padurueshëm”.
Kjo akuzë e rëndë kaloi pavëmendshëm në opinion, meqenëse muajt e fundit janë bërë të zakonshme akuzat mes aktivistëve dhe ish-aktivistëve të Vetëvendosjes që tashmë po krijojnë një parti të re, në krye me Shpend Ahmetin.
Por kjo akuzë duket se nuk është thjeshtë një prej akuzave të lëshuara ditëve të fundit.
Është diçka përtej tyre. Është akuzë e rëndë. Shumë e rëndë.
Por, cila është deputetja ortake – siç po e cilëson Diellza Arifi?
Rrugën për të e vërteta ta lehtësojnë aktivistët tjerë të kësaj partie, shokë të Diellzës në Facebook.
Burime të Televizionit T7 bëjnë me dije se Faton Topalli, ndërkohë që është në një martesë të ligjshme, ka nisur një lidhje dashurie me kolegen e tij, deputeten Shqipe Pantina.
Ata, madje, sipas burimeve të televizionit edhe po bashkëjetojnë.
Shqipe Pantina, ashtu sikurse edhe Faton Topalli, kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe tashmë funksionojnë si deputetë të pavarur në Kuvendin e Kosovës.
Në fakt, se Topalli nuk është synonim i barazisë gjinore apo moralit, e kishte thënë tërthorazi atë ditë në Kuvend edhe deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj. Me ose pa qëllim.
T7 ka kontaktuar Diellza Arifin, aktivisten e Vetëvendosjes, por ajo nuk ka dashur të flasë përtej asaj çfarë e ka shkruar në profilin e saj në Facebook.
E, Shqipe Pantina ka reaguar me plotë nervozë kur është pyetur nga T7 rreth përfoljeve për lidhje me deputetin Faton Topalli, ndërkohë që i njëjti vazhdon të jetë në një martesë të ligjshme.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në atë status dhe këto gjëra janë të ulëta.. Mos me thirrni më për këto tema”.
Ndërkohë, Faton Topalli, përkundër insistimit të televizionit, ditën e diel nuk është lajmëruar në telefonin e tij.
Është shumë interesante sesi përçarja në Vetëvendosje nxori në sipërfaqe histori të tëra dashurish dhe seksit; diçka kjo e paparë deri më tash në skenën politike të Kosovës.
Këtë temë fillimisht e hapi Lideri, Albin Kurti.
Pas tij, aktivistët të kësaj partie akuzuan njëri-tjetrin për ngacmime seksuale, për orgji brenda selisë së partisë, përdorim të substancave narkotike etj.
Është e çuditshme se si këto afera nuk i kanë penguar aktivistët e VV’së, në kohën kur partia ishte unike. Ato dolën në sipërfaqe në formë revanshi kur ky subjekt u ça në dy pjesë. Mbetet të shihet se çfarë të vërtetash të tjera do të mësojmë ditëve dhe javëve në vijim. /tv7/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...