Gazetari nga Shqipëria, Flamur Zevaj i ka përmendur nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitit pronat që posedon në Tiranë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Haliti është personi i cili po kërkon të mbaj sekrete për paratë e popullit shqiptar të shpenzuara para dhe gjatë luftës.
“Njeriu i sekreteve, na doli me prona në Shqipëri, Xhavit Haliti, ky njeri “misterioz” dhe i përfolur për shumë histori para/gjatë/pas luftës në Kosovë. Në daljen e tij te fundit në media, mes tjerash tha se “për parat e popullit shqiptare të shpenzuara para dhe gjatë luftës NUK DUHET ME FOL, janë SEKRET”, ka shkruar Zevaj.
Zevaj ka thënë se nëse i ka shpenzuar me si duhet gjithë ato para Haliti, pse duhet ti mbaj sekret?, ai ka thënë se shumë prej atyre shumave kanë përfunduar xhepat e disa drejtuesve të politikës në Kosovë, përfshi edhe Halitin.
“E për çfarë duhet të mbesin sekret nëse ato janë shpenzuar si duhet. Unë dyshoj se shuma të mëdha parash kanë përfunduar në xhepat e disa prej drejtuesve të politikës tashmë në Kosovë, të cilët në asnjë rast nuk kanë dhënë shpjegime për pasurinë e tyre. Meqenëse Haliti tha që “parat e luftës nuk duhet folur” e ai i di me mire arsyet pse, unë them po për pasurit e tij në Shqipëri a duhet te flas”, ka thënë ai, shkruan Insadjeri.
Zevaj ka bërë publike edhe disa dokumente që tregojnë se Haliti ka disa prona në Shqipëri, të blera nga vetë ai në kohë të ndryshme.
“Me poshtë keni dokumentet që provojnë se Xhavit Mehmet Haliti ka disa prona në Shqipëri të blera në kohë të ndryshme. Sipas këtyre letrave rezulton se ai disponon dy apartamente në Rrugën e “Durrësit” në Tiranë me sipërfaqe 68.2 m2 dhe 51.2 m2”, ka thënë gazetari Tiranas.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...