Zyra Kombëtare e Auditimit ka zbuluar shumë parregullsi në Komunën e Mitrovicës veriore e udhëhequr nga Goran Rakiq për vitin 2017.
Realizimi i ulët i buxhetit dhe keqklasifikimi i shpenzimeve, mbulimi i pozitave të rregullta të punës me kontratë mbi vepër, ndarja e subvencioneve pa kritere, menaxhimi joadekuat i faturave të shpenzimeve janë disa prej parregullsive të kësaj komune.
Sipas këtij raporti, realizimi i buxhetit nuk ishte në nivel të pritur dhe se planifikimi ishte i nivelit të dobët.
“Realizimi i buxhetit nuk ishte në nivelin e pritur. Një pjesë e madhe e shpenzimeve janë bërë në tre mujorin e fundit të vitit (2,161,284€ apo 45% e shpenzimeve). Kjo ka ndodhur për shkak të një planifikimi të dobët dhe të pabazuar në objektiva të qarta. Performancë e dobët buxhetore vërehet kryesisht te investimet kapitale”, thuhet në këtë raport.
Po ashtu, komuna ka paguar 17 mijë e 304 euro për pesë punonjës të cilët janë me kontratë për shërbime të veçanta, për pesë pozita të rregullta.
Ndërsa, në drejtorinë për gjeodezi, një zyrtar mbahet me kontratë mbi vepër nga viti 2013 dhe vazhdon ende.
“Mbulimi i pozitave të rregullta me kontrata për shërbime të veçanta duke vazhduar për vite me radhë, nuk është në pajtim me rregulloret dhe rritë pasigurinë e stafit për qëndrim të gjatë në këto pozita, çka mund të reflektoj edhe në performancë dhe monitorim të dobët të stafit”, thuhet tutje në këtë raport.
Komuna e Mitrovicës Veriore po ashtu është theksuar se nuk janë përdorur në mënyrë adekuate parat publike.
Secila faturë sipas rregullave duhet të protokollohet dhe evidentohet, mirëpo kryetari nuk ka vendosur kontrolle të mjaftueshëm në menaxhimin e këtyre parave.
“Sipas rregullës financiare nr. 01/2013 Shpenzimi i parave publike, neni 24 Pranimi dhe pagesa e faturës, secila fature e pranuar duhet të protokollohet dhe evidentohet në librin e faturave. Komuna nuk kishte kontrolle të mjaftueshme në menaxhimin dhe raportimin e obligimeve të papaguara, sepse ata kishin plotësuar kërkesën ligjore për mbajtjen e librit adekuat të protokollit për pranimin e faturave. Kontrollet e pamjaftueshme financiare për obligimet e pa paguara të komunës, mos zbatimi i rregullave financiare mund të rezultojë me pagesa të paplanifikuara me buxhetin e ardhshëm të komunës dhe/apo pagesa të dyfishta. Kjo mund ta çoj komunën në vështirësi buxhetore dhe në dështim të arritjes së objektivave vjetore operative”, thuhet në raport.
Po ashtu, menaxhmenti i komunës nuk ka vendosur kontrolle menaxheriale për menaxhimin dhe shpenzimin e fondeve, pasi nuk ka hartuar dhe miratuar një rregullore për mënyrën dhe kriteret e subvencionimit, transmeton Indeksonline.
Në mungesë të kësaj rregulloreje të gjitha subvencionet pa kufizim vlerash aprovohen me vendim të Kryetarit të Komunës dhe jo përmes miratimit nga Kuvendi Komunal, siç është praktikë tek të gjitha komunat për subvencionet në vlerë mbi 1,000€.
Në raport theksohet, se rekomandimet e vitit të kaluar nuk janë zbatuar në vitin 2017. Kjo ka dërguar të një menaxhim i dobët, llogaridhënie e dobët e të tjera
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...