Policia italiane e shtetit ka arrestuar mbrëmë katër shtetas të Kosovës, të cilët thuhet se kishin në plan të kryenin sulm terrorist në Venecia, sulm të ngjashëm si ky i fundit që ndodhi në Londër më 22 mars.
Katër personat e arrestuar, shtetas të Kosovës, Fisnik Bekaj (24 vjeçar), Dale Haziraj (25 vjeçar – emër i njohur për policinë në Itali) dhe Arjan Babaj (27 vjeçar), janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali, të cilët u arrestuan në një operacion të koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Anti-mafias dhe Antiterrorizmit në qytetin e Venecias. Një prej të arrestuarve është edhe një minoren, identiteti ende i pazbuluar, transmeton Gazeta Express.
Gjatë natës, policia italiane kishte kryer kontrolle në 12 banesa, 10 prej të cilave ishin në qendër të Venecias.
Kosovarët thuhet se planifikonin të kryenin sulm terrorist në një nga simbolet më të njohura të qytetit italian në Venecia, Urës Rialto.
Mediat në Itali thonë se dy prej të arrestuarve punonin si kamerierë në lokale të Venecias.
Bastisja ishte zhvilluar gjatë natës së 30 marsit, në një ndërtesë pranë teatrit La Fenice, rreth orës 04:00. Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe forcat speciale të policisë dhe karabinierët, transmeton Gazeta Express.
“Tre të arrestuarit kanë shprehur entuziazëm pas sulmit terrorist në Londër nga Khalid Masood më 22 mars dhe janë treguar të gatshëm të bëjnë diçka të ngjashme në Venecia në urën Rialto”, thotë prokurori Adelchi D’Ippolito.
Policia informon se të arrestuarit kishin shkarkuar nga interneti doracakë për luftimin trup me trup, të cilët përfshinin edhe teknikat e përdorimit të thikës, por ende nuk është e qartë deri ku ka shkuar plani i tyre.
“Katër kosovarët ishin të angazhuar në një aktivitet të vërtetë të vete ushtrimit me qëllim të përgatitjes për të kryer aktivitete kriminale dhe atentate, nga njëra anë përmes ushtrimeve fizike dhe nga ana tjetër, duke i ekzaminuar video të fundamentalistëve të ISIS’it, të cilat shpjegonin përdorimin e thikës, se si të vrasësh me thikë dhe kishin një rrjet shumë të dendur të personave me të cilët komunikonin”, ka thënë prokurori D’Ippolito.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...